Shqipëri, zhvillohet seminari për sektorin e qëndrueshëm energjetik
2024-10-06 10:18:57

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë (MIE) mori pjesë në një seminar të organizuar nga Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD), ku Shqipëria u përfaqësua nga zëvendësministri Ceno Klosi.

Takimi per energjine (Foto Atsh)

Takimi per energjine (Foto Atsh)

Ky seminar, i zhvilluar në bashkëpunim me SASPAC dhe me mbështetjen e Agjencisë Suedeze për Zhvillim (SIDA), ishte pjesë e projektit “Tranzicioni i Drejtë në Ballkanin Perëndimor”.

Gjatë aktivitetit, u prezantuan skenarët e politikave që synojnë financimin e reformës në sektorin e energjisë, me fokus në krijimin e një sektori energjetik gjithëpërfshirës për të gjithë vendet e rajonit, shkruan “ATSH”.

Zv.ministri Klosi vlerësoi përpjekjet e ndërmarra nga Shqipëria në sektorin energjetik, duke nënvizuar se vendi tashmë është në gjendje të përballojë sfida globale si kriza energjetike e vitit 2022 dhe po shndërrohet me shpejtësi në një motor të rëndësishëm të ekonomisë shqiptare.

Në një postim në rrjetet sociale, Klosi theksoi se shkëmbimet e ideve midis pjesëmarrësve ishin frytdhënëse, duke u fokusuar në zhvillimet dhe përmirësimet e sektorit nga këndvështrime të ndryshme.

Ai shtoi se Shqipëria është në rrugën e duhur për të zhvilluar një sektor energjetik të qëndrueshëm dhe të fuqishëm, i cili jo vetëm përballon krizat globale, por kontribuon ndjeshëm në rritjen ekonomike të vendit. (Irma)