Ministri Mazniku (Foto Atsh)
Gjatë mbledhjes së Këshillit Konsultativ, ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, prezantoi dy nisma të rëndësishme. E para kishte të bënte me disa propozime për ndryshimin e ligjit “Për Bashkëpronësinë”, për përmirësimin e mënyrës së mirëmbajtjes së ambienteve të përbashkëta në ndërtesat e banimit, shkruan “ATSH”.
Sipas propozimit, bashkitë do të kenë një rol më aktiv, duke urdhëruar inspektime të ndërtesave dhe duke vendosur tarifa mirëmbajtjeje nëse bashkëpronarët nuk arrijnë një marrëveshje.
Nisma e dytë parashikon krijimin e një platforme online për kryetarët e Bashkive, ku kryebashkiakët do të kenë mundësinë të diskutojnë periodikisht me përfaqësues të kabinetit qeveritar, për të koordinuar punët dhe për të trajtuar problematikat që kërkojnë bashkëpunim të ndërsjellë.
Ministri Mazniku deklaroi se platforma tashmë është gati dhe mbledhja e parë do të zhvillohet së shpejti. (Irma)