Me afrimin e Ekspozitës së shtatë Ndërkombëtare të Importit të Kinës (CIIE), ekspozuesit globalë po përgatiten për ekspozitën, e cila do të zhvillohet në Shangai duke filluar nga 5 nëntori.
Sipas zyrës së CIIE-së, më shumë se 70 vende dhe organizata ndërkombëtare kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në ekspozitë, shkruan “Xinhua”.
Norvegjia, Sllovakia, Benini, Burundi, Madagaskari dhe UNICEF-i do të marrin pjesë për herë të parë dhe numri i përgjithshëm i ekspozuesve në seksion pritet të kalojë atë të edicionit të gjashtë të CIIE-së.
Foto nga VCG
Forumi i 7-të Ekonomik Ndërkombëtar Hongqiao, me temë “Hapja me standarde të larta për globalizimin ekonomik universal dhe gjithëpërfshirës”, do të përfshijë një forum kryesor dhe 19 nënforume. Disa debutime të reja në ekspozitën e biznesit pritet të tërheqin vëmendjen e shumë njerëzve. Për shembull, firma franceze “Michelin” do të debutojë një prototip të rrotave hënore për herë të parë në Azi. Rrota hënore mund të përshtatet me kushtet jashtëzakonisht të vështira në hënë, duke përfshirë ndryshimet e temperaturës nga dita në natë.
“CIIE, jo vetëm që pasqyron dinamikën ekonomike dhe tregtare të Kinës, por edhe vendosmërinë e vendit për të promovuar hapjen e nivelit të lartë dhe për të ndjekur zhvillim me cilësi të lartë”,- deklaroi Mohammed Tawil, president dhe drejtor ekzekutiv i “Boehringer-Ingelheim Greater China”.
Ai vuri në dukje shembullin e Spevigo, një terapi për trajtimin e sëmundjeve të rralla të lëkurës. Pasi terapia debutoi në edicionin e tretë të CIIE-së në vitin 2020, si një produkt kryesor për kompaninë, Sepvigo u miratua zyrtarisht në Kinë në vitin 2022 dhe njëkohësisht me SHBA dhe Bashkimin Europian.
Në mars të këtij viti, treguesi i ri i Spevigo u miratua gjithashtu në Kinë, përpara tregjeve të mëdha si SHBA-ja, BE-ja dhe Japonia.
““Boehringer-Ingelheim” e sheh Kinën si një treg të fokusuar dhe një burim inovacioni. Ne besojmë fort se ky treg ka një potencial të lartë, por edhe në qëndrueshmërinë e tregut kinez. Ne vlerësojmë përmirësimin e vazhdueshëm të mjedisit të biznesit në të cilin operojmë”,- tha Mohammed Tawil.
Nicolas Hieronimus, drejtor ekzekutiv i firmës franceze “L'Oréal”, vizitoi qendrën e sapohapur inteligjente dhe të automatizuar të firmës në Suzhou gjatë udhëtimit të tij të fundit në Kinë. Sipas Hieronimus, kompania dëshiron të vazhdojë të investojë në Kinë, jo vetëm sepse beson në potencialin e tregut, por edhe sepse sheh kushtet për ta bërë këtë dhe mbështetjen që po merr nga autoritetet.
Si ekspozita e parë në botë me temë importi në nivel kombëtar, CIIE tërhoqi përfaqësues nga 154 vende, rajone dhe organizata ndërkombëtare vitin e kaluar. Më shumë se 3400 ndërmarrje morën pjesë në ekspozitën e biznesit. (Irma)