Dhjetëra familje u evakuuan në Vlorë si pasojë e përmbytjeve nga moti i keq
2024-10-06 14:49:32
Përmbytjet në Vlorë (Foto Atsh)
Moti i keq që goditi Shqipërinë të premten shkaktoi përmbytje në disa zona të vendit. Situata më problematike ishte në Vlorë, ku uji vërshoi në shumë lagje të qytetit, duke përmbytur, rrugë, shtëpi e biznese. Nuk është raportuar për viktima.
33 familje u evakuuan dhe e kanë kaluan natën jashtë banesave të tyre, ndërsa Bashkia i strehoi në një konvikt, shkruan “RTSH”.
Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha, deklaroi se situata ishte shqetësuese dhe se edhe shumë familje të tjera kërkuan të evakuoheshin.
Gjatë ditës së shtunë situata iu rikthye normalitetit në pjesën më të madhe të qytetit. (Irma)
Lajmet Kryesore