Stine (Foto nga instagrami)
Ka nisur të dielën e kaluar prezantimi i konkurrentëve të Festivalit “Kënga Magjike 2024”. Si gjithmonë këngët prezantohen në spektaklin e së dielës në Tv Klan, “E Diela Shqiptare” dhe në këtë javë të parë konkuruan artistë të rinj, si edhe artistët big. Gjatë javës së parë morën pjesë këngëtarët e njohur Stine, Kanita dhe Dylan. Ndërsa në kategorinë e këngëtarëve të rinj “New Artist” konkuruanThreex Marko Janaqi, Briken Cara, Sareta Bega dhe Gerald Celibashi. Juria këtë vit është e përbërë nga Anxhela Peristeri, Marsela Çibukaj, Andi Vrapi, Sardi Shehu dhe Kleart Duraj, që do të përzgjedhin artistët e rinj të talentuar, të cilët do t’i bashkangjiten artistëve big të këtij festivali në netët live në Pallatin e Kongreseve me performancat e tyre artistike.