Rutte: Bashkimi Europian mbetet një partner unik dhe thelbësor i NATO-s
2024-10-06 11:48:59

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, deklaroi se një nga prioritetet e tij ishte thellimi i partneriteteve me kombet me të njëjtin mendim afër dhe larg që ndajnë vlerat e NATO-s, duke përmendur si shembuj bashkëpunimin me vendet në Azinë Lindore dhe Oqeaninë dhe me Bashkimin Europian, shkruan “ATSH”.

Sipas Rutte, ka potencial për të rritur bashkëpunimin NATO-BE në shumë fusha, duke e cilësuar partner unik dhe thelbësor të aleancës.

Për shkak të kërcënimeve ushtarake në rritje, sulmeve kibernetike dhe sfidave ekonomike, BE-ja ka emëruar për herë të parë një komisioner europian për Mbrojtjen, duke zgjedhur ish-kryeministrin lituanez, Andrius Kubilius, për këtë post.

Rutte tha se ai mirëpret përpjekjet e BE-së për mbrojtjen.

“Unë mendoj se ka një njohje të qartë, si nga ana e NATO-s dhe e Bashkimit Europian, që të vlerësohet një mbrojtje më e aftë europiane, natyrisht duke qenë plotësuese dhe ndërvepruese me NATO-n”,- tha ai.

Rutte beson se BE-ja dhe NATO-ja kanë potencialin për të qenë në të njëjtën linjë, ndërsa shtoi se nuk dëshironte të krijonte një strukturë paralele apo të dyfishonte atë që NATO-ja po bënte tashmë. (Irma)