Erdogan: Turqia nuk do të lejojë një ndarje të re të Lindjes së Mesme
2024-10-06 11:53:34

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Presidenti Rexhep Tajip Erdogan premtoi se Turqia nuk do të lejojë që Lindja e Mesme të ndahet përsëri me një marrëveshje të re, si ajo “Sykes-Picot”, duke iu referuar paktit të nënshkruar më 16 maj 1916 nga Britania dhe Franca që kufizonte sferat e ndikimit britanik dhe francez në Lindjen e Afërt pas rënies së Perandorisë Osmane gjatë Luftës së Parë Botërore, shkruan “RTSH”.

“Një plan i errët që po zbatohet nuk do të kufizohet në Gaza, Bregun Perëndimor e Liban. Ju nuk keni nevojë për një profeci për të parë se ku është qëllimi përfundimtar”,- tha Erdogan, gjatë një eventi në qytetin turk Adana.

“Çdo pikë gjaku e derdhur ndahet në mënyrë të barabartë nga ata që hedhin bomba dhe ata që i furnizojnë ato”,- theksoi Erdogan. (Irma)