VIEW: Lufta vazhdon, përbuzje ndaj konsensusit ndërkombëtar
2024-10-06 14:55:20

Foto VCG

Që nga shpërthimi i një raundi të ri të konfliktit palestinezo-izraelit në tetor të vitit të kaluar, operacionet ushtarake të Izraelit në Rripin e Gazës kanë vrarë më shumë se 41.000 njerëz dhe kanë zhvendosur shumicën e 2.3 milionë njerëzve në Rripin e Gazës. Në ditët e sotme, efektet e raundit të ri të konfliktit janë përhapur në shumë vende të rajonit si Libani dhe Siria, duke çuar në më shumë konflikte dhe jostabilitet.

Që nga shpërthimi i konfliktit, Kombet e Bashkuara kanë mbajtur katër takime për çështjen palestinezo-izraelite, Këshilli i Sigurimit ka miratuar katër rezoluta dhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka lëshuar gjithashtu urdhra për masat e përkohshme. Komuniteti ndërkombëtar ka lëshuar vazhdimisht thirrje për armëpushim dhe përfundimin e luftës, por konflikti vazhdon. Pas kësaj qëndron fakti se disa vende qëllimisht "devijojnë" nga interesat egoiste, vazhdojnë të ofrojnë ndihmë ushtarake, shpërfillin konsensusin ndërkombëtar dhe refuzojnë të zbatojnë rezolutat përkatëse të Kombeve të Bashkuara.

Në mars të këtij viti, Shtetet e Bashkuara vendosën veton ndaj një deklarate të Këshillit të Sigurimit që dënonte masakrën e ushtrisë izraelite ndaj refugjatëve që po merrnin miell. Në shtator, me gjithë kundërshtimin e disa vendeve të përfaqësuara nga Shtetet e Bashkuara, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi me shumicë dërrmuese një rezolutë që i kërkon Izraelit t'i japë fund pushtimit të paligjshëm të territoreve palestineze brenda 12 muajve të ardhshëm.

Përballë thirrjeve për një armëpushim, përfundim të luftës dhe paqe, të gjithë duhet të veprojnë së bashku, të ngrejnë zërin dhe të punojnë të bashkuar për të promovuar paqen në Lindjen e Mesme, sa më shpejt që të jetë e mundur. (Elona)