Intervistë ekskluzive me Presidentin e Namibisë, Nangolo Mbumba
2024-10-05 14:54:29

Ditët e fundit, Presidenti i Namibisë Nangolo Mbumba dha një intervistë ekskluzive për Grupin Mediatik të Kinës.

Gjatë intervistës ai prezantoi ngrohtësisht Namibinë e bukur dhe popullin e saj miqësor.

Ai tha se Kina dhe Afrika duhet të bashkojnë forcat për të krijuar një mjedis paqësor dhe të qendrueshëm për botën, duke siguruar ndarjen e arritjeve shkencore, teknologjike dhe inovative. Kështu, Kina dhe Afrika do të përparojnë së bashku, duke sjellë prosperitet të vërtetë për njerëzit në mbarë botën.

Presidenti I Namibisë shtoi: "Kina është një partnere e fortë për ne. Të dyja vendet kanë një histori të gjatë marrëdhëniesh miqësore. Kina ka qenë gjithmonë partnerja jonë bashkëpunuese, duke ndihmuar zhvillimin e vendit tonë. Tani detyra e Namibisë është të zhvillojë bashkëpunimet në fushat si zhvillimi ekonomik, trajnimi i talenteve dhe kujdesi shëndetësor. Ne e dimë që jemi të lirë të zgjedhim rrugën tonë të zhvillimit, të zgjedhim kë të bëjmë miq, të ndërveprojmë me miqtë sipas mënyrës tonë, në vend që të zgjedhim me kë të bashkëpunojmë ose të mos bashkëpunojmë sipas mendimeve të të tjerëve."