Përmbytje në Bosnje (Foto Atsh)
Bosnjë-Hercegovina është përfshirë nga përmbytje të mëdha si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, duke shkaktuar bllokim të rrugëve dhe ndërprerje të komunikimit.
Përmbytjet e paprecendeta në Bosnjë-Hercegovinë kanë shkaktuar të paktën 14 viktima dhe shumë persona janë raportuar të humbur, deklaroi Darko Juka, shefi i Departamentit të Marrëdhënieve me Publikun në Këshillin e Lartë të Shtetit, shkruan “ATSH”.
Përmbytjet kanë prekur disa zona në qytete si Jabllanicë, Kiseljak, Konjic, Fojnica dhe Kreshevë.
Autoritetet njoftojnë se fatkeqësia ka ndikuar edhe në rrjetin e komunikimit celular, duke shkaktuar ndërprerje.
Në rrjetet sociale janë shpërndarë pamje nga rrëshqitje dheu, përmes së cilave qytetarëve u është bërë thirrje që t’i shmangin disa rrugë.
Kryetari i komunës së Kreshevës, Renato Pejhak, e ka cilësuar situatën si apokaliptike.
Rajoni malor rreth 30 kilometra në veri të qytetit të Mostarit, në jug të vendit, është më i prekuri.
Mediat lokale raportuan se reshjet e dendura të shiut bënë që disa lumenj në rajon të dalin nga shtrati. (Irma)