Ushtria izraelite: Hezbollahu ka sulmuar me rreth 200 raketa dhe dronë
2024-10-05 11:04:09
Ushtare (Foto Atsh)
Milicia libaneze e Hezbollahut ka lëshuar rreth 200 predha dhe disa dronë në veri të Izraelit brenda një dite, njoftoi Ushtria izraelite.
Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) bënë të ditur se sirenat e sulmit ajror u dëgjuan vazhdimisht në disa qytete izraelite. Disa nga raketat u kapën, ndërsa të tjerat ranë mbi zona të pabanuara, shkruan “ATSH”.
Nuk është dhënë asnjë informacion për viktima të mundshme apo dëme të mëdha.
IDF-ja ndërkohë ka vazhduar të godasë objektivat e Hezbollahut në Liban, duke përfshirë zonat e banuara të kryeqytetit, Bejrut.
Është e paqartë se sa njerëz u vranë në ato sulme. (Irma)
Lajmet Kryesore