Kalaja e Gjirokastres (Foto Kultplus)
Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore në Gjirokastër njoftoi se gati 50.818 vizita turistike janë kryer në zonën e kalasë gjatë muajit shtator, një shifër 19% më e lartë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar, shkruan “ATSH”.
“Ju mirëpresim çdo ditë për të ndarë së bashku eksperiencën e të njohurit të historisë e kulturës, ndërthurur me pamjen e mrekullueshme që ofron kalaja”, shkroi DRTK Gjirokastër në faqen e saj online.
Qyteti i Gjirokastrës, pjesë e trashëgimisë së UNESCO-s, përzgjidhet për t’u vizituar nga pjesa më e madhe e turistëve që hyjnë në Shqipëri. Ata vlerësojnë traditat, bukuritë natyrore por dhe mikpritjen e kulinarinë vendase, pa lënë mënjanë objektin kryesor të qytetit, kalanë e Argjirosë.
Nga Kalaja mesjetare, ajo e para pushtimit osman-shqiptar të Ali Pashës, ruhen vetëm pak gjurmë, pasi muret janë veshur deri në lartësi nga ndërtimet e reja. Ndërsa, kullat pjesërisht janë rrënuar dhe ripërshtatur. (Irma)