Dhjetëra punonjës mjekësorë dhe shpëtimi janë vrarë në sulmet izraelite në Liban
2024-10-05 11:03:18
Punonjes mjekesore (Foto Atsh)
Më shumë se 100 punonjës mjekësorë dhe zjarrfikës janë vrarë dhe 220 të tjerë janë plagosur në sulmet izraelite në Liban, deklaroi ministri libanez i Shëndetësisë, Firass Abiad, shkruan “ATSH”.
“Sulmet goditën nëntë spitale, 45 qendra të tjera mjekësore dhe pothuajse 130 ambulanca dhe automjete zjarrfikëse. Vetëm në tre ditët e fundit, u vranë më shumë se 40 punonjës mjekësorë dhe zjarrfikës”,- tha Abiad në një prononcim për mediet, duke e cilësuar shkelje të ligjeve dhe traktateve ndërkombëtare dhe krim lufte.
“Të thuash se këto automjete kishin armë apo pajisje të tjera, këto janë justifikime dhe pretendime të rreme e të vjetra, të cilat i kemi dëgjuar më parë në Gaza”,- tha ai. (Irma)
Lajmet Kryesore