KE padit Hungarinë për shkelje të të drejtave themelore
2024-10-05 14:18:47

Komisioni Europian ka paditur Hungarinë për një shkelje të dyshuar të të drejtave themelore të Bashkimit Europian.

“Vendimi vjen pasi Hungaria nuk arriti të largonte shqetësimet për një ligj të ri hungarez që synonte të kufizonte fondet e huaja për fushatat politike”,- thuhet në një deklaratë për shtyp të KE-së, shkruan “ATSH”.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Vendimi është hapi i fundit i ndërmarrë nga BE-ja, pas një një sërë kritikash për Hungarinë, ku qeveria nacionaliste e kryeministrit Viktor Orban është kritikuar shpesh nga KE-ja për politikat e saj kufizuese.

Komisioni Europian dyshon se ligji cenon lirinë e shprehjes, prezumimin e pafajësisë dhe disa parime të tregut të brendshëm të BE-së.

Projektligji parashikon një ndalim ekzistues për financimin e huaj për partitë politike te shoqatat dhe organizatat e tjera. Shkeljet dënohen me burgim deri në tre vjet.

Nëse Gjykata Europiane e Drejtësisë (GJED) mbështet KE-në, Hungaria mund të përballet sërish me një gjobë të rëndë.

GJED-ja vendosi një gjobë prej 200 milionë euro në qershor për një shkelje të ligjit të BE-së për azilin. Duke qenë se Hungaria ka humbur afatin për të paguar gjobën, KE-ja vendosi ta zbresë shumën nga fondet e BE-së të Hungarisë.

KE-ja, e ngarkuar me propozimin dhe zbatimin e legjislacionit të BE-së, aktualisht po kryen më shumë se 70 hetime në Hungari për shkelje të dyshuara të ligjit të BE-