Pesë lojtarë kinezë në çerekfinalen e meshkujve në “WTT China Smash”
2024-10-05 14:42:46

Pesë lojtarët kinezë, Lin Shidong, Xiang Peng, Lin Gaoyuan, Liang Jingkun dhe Ma Long, hynë në çerekfinalet e meshkujve në “World Table Tenis (WTT) China Smash”, të zhvilluar në Pekin, pasi mundën kundërshtarët e tyre, shkruan “CGTN”.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Lin Shidong mposhti suedezin Anton Kallberg në një ndeshje të ngushtë prej pesë setesh, për t’u përballur me me danezin Anders Lind, i cili mundi Wang Chuqin të martën.

Xiang Peng vazhdoi rrugëtimin e tij në kompeticion pasi mundi francezin Felix Lebrun 11-9, 10-12, 11-9, 12-10, për t’u përballur në çerekfinale me suedezin Truls Moregard, i cili mundi japonezin Tomokazu Harimoto, 15-13, 9-11, 4-11, 11-6 ,13-11.

Lin Gaoyuan dhe Liang Jingkun u ra garimi me njëri-tjetrin në çerekfinale.

Lin mundi danezin Jonathan Groth 11-3, 11-6, 11-5, ndërsa Liang mundi bashkatdhetarin e tij Zhou Qihao 11-5, 11-6, 10-12, 11-13, 11-7.

Ma mundi Lee Sang-su të Koresë së Jugut 12-10, 11-4, 12-10 në raundin e 16-të, për të garuar me brazilianin Hugo Calderano.

Ndërkohë, Calderano mundi Darko Jorgic të Sllovenisë 11-9, 6-11, 11-13, 17-15, 11-2. (Irma)