OBSH-ja i hap dritën jeshile testeve për linë e majmunit
2024-10-05 14:47:50

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka dhënë për herë të parë miratimin urgjent për një test për linë e majmunit.

“Kjo do t’i lejojë agjencitë e OKB-së ta blejnë testin nga kompania amerikane “Abbott Molecular” për ta shpërndarë në vendet dhe rajonet e prekura”,- bëri të ditur OBSH-ja, shkruan “ATSH”.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Testi mund të zbulojë virusin e lisë së majmunit më shpejt dhe më lehtë se më parë.

“Nëse më shumë njerëz testohen për virusin, masat për të frenuar përhapjen e tij mund të zbatohen më shpejt,- thuhet në deklaratë.

Sipas OBSH-së, tre kompani të tjera kanë aplikuar për miratim urgjent.

Më shumë se 30.000 raste të dyshuara të lisë së majmunit janë raportuar në Afrikë këtë vit, shumica e tyre në Kongo. Numri i rasteve të raportuara kohët e fundit është rritur ndjeshëm në vendet fqinje si Burundi. Megjithatë, vetëm një në tre raste përfundon në dërgimin e një kampioni në një laborator ku mund të zbulohet virusi.

Në gusht, OBSH shpalli nivelin e saj më të lartë të alarmit, një emergjencë të shëndetit publik me shqetësim ndërkombëtar (PHEIC), për shkak të lisë së majmunit, në një përpjekje për të rritur ndërgjegjësimin për urgjencën dhe për të mobilizuar më shumë burime për të luftuar përhapjen e sëmundjes.

Në Europë, ku shpërthimet janë kontrolluar mirë në vitin 2022, rreziku i përhapjes përsëri të lisë së majmunit konsiderohet i ulët. (Irma)