Presidenti amerikan nuk beson se do të ketë luftë gjithëpërfshirëse në Lindjen e Mesme
2024-10-05 11:23:33
Biden (Foto Atsh)
Presidenti amerikan, Joe Biden, deklaroi se nuk beson se do të shpërthejë luftë gjithëpërfshirëse në Lindjen e Mesme.
Gjatë një prononcimi për mediet në Shtëpinë e Bardhë, lidhur me sulmet e Izraelit ndaj Libanit, i pyetur nëse një luftë gjithëpërfshirëse në Lindjen e Mesme mund të parandalohet, Biden tha se nuk beson se do të ketë luftë gjithëpërfshirëse në Lindjen e Mesme dhe se mund të shmanget një gjë e tillë, shkruan “ATSH”.
Kur u pyet nëse forcat amerikane do të dërgohen për të ndihmuar Izraelin, presidenti Biden tha se SHBA-ja tashmë po e ndihmon Izraelin. (Irma)
Lajmet Kryesore