Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, deklaroi se Akademia e Pushtetit Vendor, në 4 vjet, do të trajnojë 37.382 punonjës të pushtetit vendor, për të rritur cilësinë e shërbimit ndaj qytetarëve, shkruan “ATSH”.
Ministri Mazniku (Foto Sotnews)
Ministri Mazniku theksoi në një postim në rrjetet sociale se integrimi në BE do të thotë zbatim i 70% të legjislacionit në nivel vendor, më shumë programe ku mund të përfitohen fonde dhe një nivel më i lartë i shërbimit për qytetarët.
“Akademia e Pushtetit Vendor do të ndihmojë në ngritjen e nivelit të pushtetit vendor dhe për një ekonomi më të mirë të territorit”,- nënvizoi ai.
Ministri Mazniku bëri të ditur se do të trajnohen 26.097 individë për 3 vitet e para të Akademisë së Pushtetit Vendor.
Sipas tij, punonjësit do të trajnohen edhe për të rritur aftësinë e shkrimit dhe përfitimit të projekteve për fonde nga programet e BE. (Irma)