Ministri Hasani (Foto Rtsh)
Ministri shqiptar për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, mori pjesë në Festivalin Mbarëkombëtar të Gastronomisë (GAGF), organizuar në Berlin, nën kujdesin e dikasterit që ai drejton.
Ministri Hasani vlerësoi 110 kompanitë nga të gjitha trevat dhe diaspora shqiptare, të cilët sipas tij shpalosën më së miri shijen dhe cilësinë e produkteve shqiptare, shkruan “RTSH”.
“Me sytë nga e ardhmja, qeveria shqiptare është e angazhuar në përafrimin e legjislacionit me standardet e BE-së, duke rritur sigurinë dhe cilësinë e produkteve, por gjithashtu për të hapur dyer të reja që fermerët, peshkatarët dhe prodhuesit tanë të hyjnë në tregje më të gjera dhe mundësi më të mëdha”,- u shpreh ministri Hasani.
GAGF është panairi më i madh tregtar shqiptar i organizuar jashtë vendit, i cili ka në fokus forcimin e lidhjeve mes diasporës shqiptare kudo në botë të suksesshme në gastronomi dhe bizneseve shqiptare që ofrojnë produkte dhe shërbime që lidhen me gastronominë. (Irma)