Lideri i Koresë së Veriut: Vendi do të përdorë të gjitha forcat ofensive, përfshirë ato bërthamore, nëse sulmohet
2024-10-04 15:29:03

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Lideri i Republikës Popullore Demokratike të Koresë (RPDK) deklaroi se vendi do të përdorë të gjitha forcat ofensive, përfshirë armët bërthamore, nëse armiqtë përpiqen të shkelin sovranitetin e vendit, raportoi të premten Agjencia Qendrore Koreane e Lajmeve (KCNA).

Kim Jong Un, President i vendit dhe Sekretar i Përgjithshëm i Partisë së Punëtorëve të Koresë, i bëri deklaratat më herët këtë javë, gjatë inspektimit të një baze trajnimi për njësitë e operacioneve speciale.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Më herët, Koreja e Jugut zhvilloi një paradë ushtarake, gjatë së cilës Presidenti Yoon Suk Yeol kërcënoi "fundin e regjimit të RPDK-së" nëse Pheniani do përdorte armë bërthamore.

Gjatë inspektimit të mërkurën në zonën perëndimore, në bazën e trajnimit të njësive të operacioneve speciale, lideri i Koresë së Veriut i përshkroi forcat speciale si kapacitete ushtarake dhe "forca kyçe qendrore" në aftësitë e vendit për parandalimin e luftës, duke theksuar nevojën për zgjerimin dhe forcimin e këtyre forcave, për t'i kthyer në njësitë më të fuqishme luftarake të vendit, raportoi KCNA.