Shefi i NATO-s viziton Kievin, në udhëtimin e parë zyrtar pas marrjes së detyrës
2024-10-04 14:29:52
Foto nga VCG
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, vizitoi Kievin në udhëtimin e tij të parë zyrtar, duke u zotuar për mbështetjen e vazhdueshme të aleancës për Ukrainën.
Rutte tha se ishte e rëndësishme për të që të vizitonte Kievin në fillim të mandatit të tij, për ta bërë të qartë se Aleanca qëndron me Ukrainën, shkruan “ATSH”.
Gjatë takimit me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, Rutte tha se lufta për liri e Ukrainës pasqyron parimet dhe vlerat thelbësore të NATO-s.
“Ukraina është më afër NATO-s se kurrë më parë dhe do të vazhdojë në këtë rrugë derisa ajo të bëhet anëtare e aleancës”,- tha Rutte. (Irma)
Lajmet Kryesore