BE kërkon informacione nga disa platforma në internet për algoritmet e përmbajtjes
2024-10-04 14:27:24

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Komisioni Europian ka kërkuar informacion të detajuar nga “YouTube”, “Snapchat” dhe “TikTok” në lidhje me sistemet e rekomanduesve, që u sugjerojnë artikuj një përdoruesi bazuar në preferenca, sipas Aktit të Shërbimeve Digjitale (DSA), shkruan “ATSH”.

“Sipas DSA-së, platformat duhet të vlerësojnë dhe zbusin rreziqet që rrjedhin nga sistemet e tyre të rekomanduesve, duke përfshirë rreziqet për shëndetin mendor të përdoruesve dhe shpërndarjen e përmbajtjes së dëmshme që rrjedh nga dizajni bazuar në angazhimin e këtyre algoritmeve”,- bëri të ditur KE-ja.

Në një deklaratë thuhet se platformat duhet të japin informacionin deri më 15 nëntor dhe, pas një vlerësimi të përgjigjeve, KE-ja do të përcaktojë hapat e mëtejshëm, të cilat mund të përfshijnë hapjen formale të procedurave sipas nenit 66 të DSA-së.

Komisioni i BE-së ka autoritet të vendosë gjoba për informacione jo të sakta, jo të plota ose mashtruese në përgjigjet e kërkesave për informacion. (Irma)