Në vitin 2024, Republika Popullore e Kinës feston ditëlindjen e 75-të të saj. Pas betejave për një treçerek shekulli, Kina e tanishme ka nisur një udhëtim të ri për të promovuar në mënyrë gjithëpërfshirëse përtëritjen e kombit kinez nëpërmjet modernizimit kinez.
Fshati Xiaogang në vitet 70' të shkekullit të kaluar, provincën Anhui të Kinës Qendrore/VCG
Fshati Xiaogang i tanishëm, provincën Anhui të Kinës Qendrore/VCG
Kina e Re u ndërtua nga zero në vitin 1949. Në vitin 1952, PBB-ja e saj ishte vetëm 67.9 miliardë juanë, u rrit në 367.9 miliardë juanë në vitin 1978, i tejkaloi 1 trilion juanë më 1986, 10 trilionë juanë më 2000, 20 trilionë më 2006, 100 trilionë më 2020 dhe 120 trilionë vjet, duke ruajtur pozicionin e Kinës si ekonomia e dytë për nga madhësia në botë.
Në vitin 1952, PBB-ja për frymë e vendit ishte vetëm 119 juanë. Në vitin 2019, arriti në 70 078 dhe më 2023, 89 358 juanë, një rritje 89 herë në krahasim me vitin 1952, me një normë mesatare vjetore rritjeje prej 6.5 %.
Në vitin 1978, vëllimi i përgjithshëm i ekonomisë kineze përbënte vetëm 1.7 % të totalit botëror, duke u renditur i 10-ti në botë. Në vitin 2023, zuri rreth 17% të totalit botëror dhe kontributi mesatar vjetor i Kinës në rritjen ekonomike botërore nga viti 1979 deri vjet ishte 24.8 %, duke u renditur i pari në botë. Tani, Kina është vendi më i madh në prodhim e tregtinë e mallrave, dhe i vendi i dytë më i madh në konsumin e mallrave në botë.
Në ditët e para të themelimit të Republikës Popullore të Kinës, industria e vendit përfshinte vetëm disa sektorë dhe mungonte shumë furnizimi me produkte kryesore industriale e bujqësore. Me çlirimin e madh të produktivitetit shoqëror dhe përparimin e vazhdueshëm të industrializimit dhe të modernizimit bujqësor, kapaciteti gjithëpërfshirës i prodhimit të drithërave është përmirësuar në mënyrë të vazhdueshme dhe prodhimi i përgjithshëm i drithërave është rritur nga 226.4 miliardë jin (113.2 miliardë kilogramë) në vitin 1949 në 1 390.8 miliardë jin (695.4 miliardë kilogramë) më 2023, me një rritje 5.1 herësh. Prodhimi i drithërave, mishit dhe produkteve bujqësore, si kikirikët, çaji dhe frutat, zë vendin e parë në botë.
Porti Qingdao, shtator 2024, provincë Shandong të Kinës Lindore/VCG
Kina ka përfunduar në disa dekada procesin e industrializimit që vendet e zhvilluara kaluan në qindra vjet, duke ndërtuar një sistem industrial modern dhe një sistem të pavarur me një gamë të plotë kategorish. Vlera e shtuar e industrisë prodhuese u rendit e para në botë për 14 vjet radhazi, duke zënë rreth 30 % të vëllimit të përgjithshëm botëror, duke u bërë një forcë lëvizëse dhe një motor i rëndësishëm për zhvillimin e prodhimit global. Në prodhimin e më shumë se 40 % ndër 500 produktet kryesore industriale, Kina renditet në vendin e parë në botë. Në vitin 2023, prodhimi i çelikut të papërpunuar ishte 1.02 miliardë tonë, i çimentos 2.02 miliardë tonë dhe i plehrave kimike 57.14 milionë tonë, me një rritje të përgjithshme mbi 100-fish. Makinat, celularët, kompjuterat etj., u zhvilluan me shpejtësi. Në vitin 2023, prodhimi i automjeteve, celularëve, robotëve industrialë dhe qarqeve të integruara ishte përkatësisht 30.11 milionë, 1.57 miliardë, 430 000 dhe 351.4 miliardë njësi, duke u renditur i pari në botë.
Në fund të vitit 1949 kishte vetëm 22 000 kilometra hekurudha dhe 81 000 kilometra rrugë në të gjithë vendin e nuk kishte asnjë autostradë. Pas 75 vjetësh zhvillimi, Kina ka ndërtuar rrjetin më të madh të hekurudhave me shpejtësi të lartë në botë, të autostradave dhe të porteve. Deri në fund të vitit të kaluar, gjatësia e hekurudhave në funksionim arriti në 159 000 kilometra, gjashtëfish më shumë se në vitin 1949, nga të cilat gjatësia e hekurudhave me shpejtësi të lartë arriti në 45 000 kilometra, duke përbërë më shumë se dy të tretat e totalit të hekurudhave me shpejtësi të lartë në botë. Gjatësia e rrugëve ishte 5.44 milionë kilometra, me një rritje prej 66 herë, nga të cilat gjatësia e autostradave ishte 184 000 kilometra, duke u renditur e para në botë.
Pensionistë bëjnë stërvitje fizike në park, shtator 2024, qytet Huai'an, provincë Jiansu të Kinës Lindore/VCG
Që nga themelimi i Kinës së Re deri në vitet '70 të shekullit të kaluar, hyrja e investimeve të huaja në Kinë ishte shumë e kufizuar. Pas Reformës dhe Hapjes, hyrja e kapitalit të huaj në treg u lehtësua gradualisht dhe shkalla e shfrytëzimit të investimeve të huaja vazhdoi të zgjerohej. Në vitin 2023, vlera e investimeve të huaja të përdorura ishte 163.3 miliardë dollarë, duke u rritur 176 herë në krahasim me vitin 1983. Në të njëjtën kohë, ritmi i investimeve kineze jashtë vendit vazhdoi të përshpejtohej. Në vitin 2023, shuma e investimeve të drejtpërdrejta jofinanciare të Kinës përtej kufirit ishte 130.1 miliardë dollarë, një rritje 61 herë krahasuar me vitin 2003, me një normë mesatare vjetore rritjeje prej 23.0 %, duke u renditur ndër tre të parat në botë për 11 vjet rresht.
Në ditët e para të themelimit të RPK-së, sigurimet shoqërore ishin pothuajse zero. Tani, Kina ka ndërtuar një sistem të sigurimeve shoqërore me nivele të ndryshme dhe me mbulim të gjerë, me fokus në pensionet, mjekimin dhe sigurimin e papunësisë, duke formuar sistemin më të madh të sigurimeve shoqërore në botë. Deri në fund të vitit 2023, numri i personave që merrnin pjesë në sigurimet shoqërore (pensione) arriti në 1.066 miliard, 1.009 miliard më shumë në krahasim me nivelin e vitit 1989. Numri i pjesëmarrësve në sigurimet e papunësisë dhe të dëmtimeve në punë arriti përkatësisht në 244 milionë dhe 302 milionë, me një rritje prej 164 milionë dhe 284 milionë në krahasim me fundin e vitit 1994.
Në ditët e para të themelimit të Kinës së Re, njerëzit jetonin në varfëri ekstreme. Reforma e tokës dhe vendosja e sistemit bazë socialist hodhën themelet institucionale për zgjidhjen rrënjësore të problemit të varfërisë. Në fund të vitit 1978, në zonat rurale të Kinës kishte 770 milionë të varfër dhe shkalla e rënies në varfëri ishte 97.5 %. Në fund të vitit 2012, popullsia e varfër rurale u ul në 98.99 milionë dhe shkalla e rënies në varfëri rurale u pakësua në 10.2 %. Deri në fund të vitit 2020, të 98.99 milionë banorët e varfër ruralë sipas standardeve aktuale dolën nga skamja, duke përfunduar historinë e varfërisë absolute që mundonte banorët kinezë për mijëra vjet. Kina ka realizuar dhjetë vjet më herët objektivin e zhdukjes së varfërisë sipas afatit të përcaktuar në Agjendën e Kombeve të Bashkuara për Zhvillimin e Qëndrueshëm 2030, duke dhënë një ndihmesë të rëndësishme në uljen e varfërisë globale.
Fëmijë luajnë një një park të lagjes, qytet Huizhou, provincë Guangdong, maj 2024/VCG
Deri në fund të vitit 2023, numri i personave të mbuluar nga sigurimet shëndetësore bazë në mbarë vendin ishte 1.334 miliardë dhe shkalla e mbulimit ka mbetur e qëndrueshme në më shumë se 95 % që nga viti 2018. Në vitin 2020, jetëgjatësia e popullsisë arriti në 77.93 vjet, që është 43 vjet më e lartë se në vitin 1949.