Ekspertët ngrenë alarmin për pasojat e çantave të rënda të nxënësve
2024-10-04 15:37:47

Ngarkesa e çantave të shkollave, për shkak librave të shumtë, sjellë rëndesë më të madhe në trupin e nxënësve, duke pasur dhe pasoja për shtyllën kurrizore.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Specialistët këshillojnë që të bëhet kujdes me çantën e shkollës, që të evitohet mbajtja në kurriz kur është shumë e rëndë dhe që të mbahet në mënyrën e duhur.

Në një intervistë për “RTSH”-në, pedagogu i fizioterapisë në Universitetin e Shkodrës, Sebastian Mjekaj, thotë se presioni i vazhdueshëm mbi shpatulla, qafë dhe kurriz është një ndër shkaqet e shtimit të rasteve të deformimeve të shtyllës kurrizore te fëmijët.

Ai sugjeron që fëmijët mos ta mbajnë çantën të vendosur në njërin krah. Po ashtu, rripat e çantës duhet të jenë sa më të shkurtër, për t’u shtrirë më mirë në pjesën e shpinës. 

Studimet tregojnë se çanta nuk duhet të jetë më e rëndë se 10-15% e peshës trupore për nxënësit, për të shmangur dëmtimet dhe deformimet e mundshme. (Irma)