Foto nga VCG
Ushtria izraelite ka dërguar divizione shtesë prej 10 mijë trupash për të marrë pjesë në luftën tokësore në Libanin jugor. Shtimi i një numri kaq të madh ushtarësh vjen pavarësisht pretendimit të Izraelit se operacioni i tij në Liban është i kufizuar, i lokalizuar dhe i synuar, shkruan “RTSH”.
Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) kanë urdhëruar civilët libanezë në dhjetëra fshatra që të lënë shtëpitë e tyre dhe të lëvizin në veri të lumit Awali, i cili është rreth 50 km në veri të kufirit me Izraelin.
Foto nga VCG
Ushtria bëri të ditur se Divizioni i 36-të i IDF-së dhe forcat shtesë po i bashkoheshin operacioneve që kishin në objektiv Hezbollahun e mbështetur nga Irani.
Divizioni përfshin ushtarë nga Brigada Golani, Brigada 188 e Blinduar dhe Brigada e 6-të e Këmbësorisë. Ata shoqërohen nga Forcat Ajrore izraelite dhe Brigada e 282-të e Artilerisë.
Muajin e kaluar, ushtria izraelite zhvendosi Divizionin e 98-të elitar nga Gaza në veri të vendit.
Numri i trupave izraelite në terren në Libanin jugor mbetet i paqartë pas njoftimit të ushtrisë të martën për një inkursion përtej kufirit të saj verior.
Ushtria izraelite ka organizuar disa sulme sporadike përgjatë kufirit me Libanin, por trupat e saj nuk kanë mbetur në tokën libaneze. (Elona)