Foto VCG
Një organizatë bamirëse hebreje bëri të ditur se ka regjistruar më shumë se 5500 incidente antisemite në Britaninë e Madhe përgjatë një viti, që nga sulmet e 7 tetorit të Hamasit kundër Izraelit.
Trusti i Sigurisë së Komunitetit (CST) bëri të ditur se 5583 incidentet e regjistruara midis 7 tetorit 2023 dhe 30 shtatorit 2024 janë totali më i lartë i çdo periudhe 12-mujore, bën të ditur “ATSH”.
Shifra është trefishi i periudhës 12-mujore të mëparshme, ku u regjistruan 1830 incidente në total.
Organizata bamirëse, e cila monitoron antisemitizmin dhe ofron siguri për komunitetin hebre në Britani, njoftoi se shumica e incidenteve morën formën e sjelljes abuzive (4583), ndërsa të tjerat përfshinin kërcënime (401) ose sulme (302).
Shumica e incidenteve janë regjistruar në Londër (3167), ndërsa 729 janë regjistruar në Mançester dhe 642 në West Yorkshire.
Sipas CST-së, ka pasur 1400 incidente vetëm në tetor 2023 dhe më shumë se 200 janë regjistruar çdo muaj që atëherë.
Kryeministri britanik, Keir Starmer, është zotuar ta luftojë ringjalljen e antisemitizmit. (Elona)