Foto nga ogranizuesit/cyol.com
Sezoni i artit të arkitekturës së lashtë të vitit 2024 “Lindja e Qytetit të Ndaluar” ka nisur në Pekin, duke u fokusuar në integrimin e kulturës dhe artit me arkitekturën e lashtë dhe duke festuar trashëgiminë e pasur historike dhe kulturore të qytetit, bën të ditur “Xinhua”.
Sezoni i artit do të zgjasë deri në fund të këtij viti dhe do të ofrojë një sërë ngjarjesh, duke përfshirë shfaqje dhe programe edukative që lidhen me format e artit si muzika popullore dhe vallëzimi.
Foto nga ogranizuesit/cyol.com
Autoritetet vendore inkurajojnë pjesëmarrjen e komunitetit për të përdorur më mirë reliktet e lashta arkitekturore dhe për të lejuar që trashëgimia kulturore të lulëzojë sot në botë.
Boshti Qendror i Pekinit, i cili shtrihet 7.8 kilometra në zemër të qytetit, u shtua në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s në korrik. (Elona)