CMG: Inovacioni teknologjik i Kinës injekton fuqi "të re" në botë
2024-10-03 12:15:07

Foto VCG

“Qyteti astronomik”, që gjendet në Pingtang të Guizhou-t, ka qenë jashtëzakonisht i gjallë këto ditë. Me rastin e Ditës Kombëtare të Kinës, një numër i madh turistësh kinezë dhe të huaj po vijnë këtu për të vizituar "Syrin Qiellor të Kinës" - FAST, radioteleskopi sferik me diametrin më të madh në botë. Pasi u përurua në vitin 2016, ky radioteleskop jo vetëm që ka mundësuar që bota të "shohë" më larg e më qartë, por edhe ka kontribuuar më shumë urtësi kineze në eksplorimin njerëzor të mistereve të universit dhe në shkëmbimet e bashkëpunimin ndërkombëtar.

Suksesi i FAST-it është një mishërim i arritjeve të inovacionit teknologjik të Kinës. Që nga themelimi i Republikës Popullore të Kinës 75 vjet më parë, nëpërmjet përpjekjeve të pandërprera të brezave të tërë, Kina është bërë një pol i rëndësishëm në peizazhin global të inovacionit teknologjik. Sipas Treguesit Global të Inovacionit 2024 të publikuar nga Organizata Botërore e Pronësisë Intelektuale, Kina është ngjitur një vend më lart nga viti i kaluar, duke u renditur e 11-ta dhe duke qenë ekonomia e vetme me të ardhura mesatare në 30 vendet e para.

Gjatë 75 vjetëve të fundit, inovacioni teknologjik jo vetëm që ka qenë një forcë kryesore në modernizimin e Kinës, por gjithashtu ka promovuar zhvillimin e shkencës e të teknologjisë globale dhe prodhimit inteligjent industrial, duke kontribuuar në përparimin njerëzor.

Veçanërisht në dekadën e fundit, sfondi botëror po ndryshon, rritja ekonomike po ngadalësohet dhe teknologjia e Kinës po frenohet nga disa vende. Kina ka këmbëngulur gjithmonë në promovimin e vetëmbështetjes teknologjike të nivelit të lartë, duke shfrytëzuar mundësinë e raundit të ri të revolucionit teknologjik dhe duke pasur arritje e përparime inovative.

Midis tyre, industria e energjisë së ripërtëritshme është bërë një kartëvizitë e re e Kinës, e cila jo vetëm pasuron zinxhirin global të furnizimit e promovon zhvillimin ekonomik e shoqëror të gjelbër dhe me karbon të ulët, por gjithashtu jep një kontribut të jashtëzakonshëm në përgjigjen e botës ndaj ndryshimit të klimës dhe transformimin e gjelbër energjetik.

Teknologjia nuk ka kufij. Kina beson se inovacioni teknologjik është i pandashëm nga hapja dhe bashkëpunimi, gjë që është një përvojë e rëndësishme e saj. Aktualisht, Kina ka krijuar marrëdhënie bashkëpunimi teknologjik me më shumë se 160 vende e rajone dhe ka nënshkruar 118 marrëveshje bashkëpunimi ndërqeveritar teknologjik.

Batiskafi "Jiaolong" pranon ekspedita shkencore nga shkencëtarë të huaj, anija kozmike "Chang'e-6" mbart një ngarkesë ndërkombëtare për të eksploruar Hënën dhe stacioni hapësinor "Tiangong" njofton se do të mirëpresë astronautët e huaj... Kina është gjithnjë e më shumë e hapur dhe bashkëpunuese. Hora Maini, drejtore e Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Çështjet e Hapësirës së Jashtme, vuri në dukje se "Chang'e-6" pasqyron plotësisht frymën e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe shprehu shpresën që industria hapësinore e Kinës të japë një kontribut më të madh në eksplorimin e hapësirës.

Përveç kësaj, Kina merr pjesë në formulimin e rregullave globale të shkencës dhe teknologjisë, përcaktimin e agjendës, reformën e qeverisjes dhe çështjet globale të qeverisjes së inovacionit, si shëndeti publik dhe energjia e pastër. Aktualisht, Kina u është bashkuar më shumë se 200 organizatave ndërkombëtare e mekanizmave shumëpalësh dhe është thellësisht e përfshirë në më shumë se 60 plane e projekte të mëdha shkencore ndërkombëtare, duke përfshirë Reaktorin Ndërkombëtar Eksperimental të Fuzionit Termobërthamor dhe Programin Ndërkombëtar të Zbulimit të Oqeanit. Kina ka propozuar gjithashtu Nismën Ndërkombëtare të Bashkëpunimit Teknologjik dhe është e përkushtuar të eksplorojë një model të ri të bashkëpunimit me dobi të ndërsjellë për teknologjinë globale me të gjitha palët.

Aktualisht, Kina po promovon në mënyrë gjithëpërfshirëse kthimin në një vend të fortë dhe rilindjen kombëtare me modernizimin e stilit kinez. Plenumi i tretë i Komitetit Qendror të 20-të të Partisë Komuniste të Kinës bëri planifike të veçanta për ndërtimin e sistemeve dhe mekanizmave për të mbështetur inovacionin gjithëpërfshirës dhe vazhdoi ta vendoste inovacionin në një vend të spikatur. Mund të pritet që, në të ardhmen, Kina të arrijë më shumë përparime inovative, të nxjerrë më shumë "projekte të mëdha", të ofrojë mbështetje më të fortë teknologjike e të kontribuojë më shumë në inovacionet teknologjike botërore dhe përparimin njerëzor. (Artan)