Jetëgjatësia në Shqipëri u rrit me 6.3 vjet pas 1990-s. Eurostat: Gratë jetojnë më shumë
2024-10-03 14:43:45

Një shqiptar sot pritet që të jetojë mesatarisht rreth 80 vjet, sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara. Femrat jetojnë pak më gjatë, rreth 81 vjet, sipas INSTAT-it. Vitin e kaluar, shqiptarët kanë jetuar më gjatë se asnjëherë tjetër, me një mesatare 79.6 vjet, pas një ndikimi afatshkurtër që pati pandemia, kur pritjet për jetëgjatësinë u shkurtuan me rreth dy vite, shkruan “Panorama”.

Foto nga VCG

Popullsia (Foto Panorama)

Të dhënat historike të Kombeve të Bashkuara bëjnë të ditur se gjatë viteve të tranzicionit, ndonëse jetëgjatësia është rritur gradualisht, nuk është shënuar ndonjë ndryshim i dukshëm.

Që nga viti 1990, jetëgjatësia e pritshme në lindje është rritur me 6.3 vjet. Në fillim të tranzicionit, mesatarisht një banor në Shqipëri pritej që të jetonte 72.7 vjet.

Në Europë, sipas Eurostat-it, Shqipëria renditet në vendin e 22-të për nga jetëgjatësia. Vendet që e kanë këtë tregues më të lartë janë Zvicra (83.7), Spanja (83.2), Suedia (83.1) dhe më të ulëtin Rumania dhe Bullgaria në më pak se 75 vjet. (Elona)