Wang Yi i dërgon mesazh ngushëllimi ministrit të Jashtëm të Nepalit për përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut
2024-10-03 16:33:16

Ministri i Jashtëm i Kinës, Wang Yi, i dërgoi të mërkurën një mesazh ngushëllimi homologut të vet nepalez, Arju Rana Deuba, pas përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut të rënda në Nepal.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Në mesazhin e tij, Wang Yi tha se u trondit kur mësoi për përmbytjet dhe rrëshqitjet e mëdha të dheut për shkak të shirave të dendura për disa ditë me radhë, duke sjellë humbje të mëdha në jetë njerëzore dhe dëme të mëdha materiale. Ai shprehu ngushëllime për viktimat dhe simpati për të afërmit e tyre dhe të plagosurit. Kryediplomati kinez shtoi se Kina, si një vend fqinj mik i Nepalit, ka ndarë të njëjtin fat me Nepalin dhe të dy palët e kanë mbështetur gjithmonë njëra-tjetrën. Kina është e gatshme të ofrojë mbështetje për përballimin e fatkeqësive, sipas nevojave të Nepalit.