Banka e Shqipërisë (Foto ATSH)
Banka e Shqipërisë bëri të ditur se institucionet e mikrofinancës në fund të 6-mujorit të parë të vitit disbursuan 60.9 miliardë lekë kredi.
Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kreditimi mikrofinanciar u rrit me 17.8%.
Sipas Bankës së Shqipërisë, kredia e dhënë nga mikrofinanca përbën 7.5% të totalit të portofolit të huadhënies për ekonominë, shkruan “ATSH”.
Me fokus kryesor financimin e segmenteve që kanë qasje më të vogël ndaj bankave, si sektori rural, vitet e fundit mikrofinanca e ka zgjeruar kreditimin edhe në sektorë të tjerë të ekonomisë kryesisht në agroturizëm, shërbime etj.
Kreditimi i mikrofinancës është i fokusuar më së shumti tek individi, që zë 80% të kredive aktive.
Banka Qendrore bëri të ditur gjithashtu se niveli i kredive me probleme për sektorin mikrofinanciar, në fund të 6-mujorit të këtij viti, shënoi rënie në 12.8%, nga 13.3% që ishte vitin e kaluar.(Elona)