Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë i është përgjigjur menjëherë kërkesës së autoriteteve greke për ndihmë në shuarjen e zjarreve, që vijojnë prej tri ditësh në Xilocastro, Peloponez.
Nën koordinimin e Agjencisë së Mbrojtjes Civile dhe Mekanizmit Europian të Mbrojtjes Civile, në operacionet për shuarjen e zjarreve në Greqi janë angazhuar 30 zjarrfikës dhe 5 automjete zjarrfikëse nga Shqipëria, bën të ditur “RTSH”.
Zjarre (Foto RTSH)
Efektivët zjarrfikës nga Shqipëria do të angazhohen në bazë të nevojave të paraqitura nga vendi fqinj dhe do të qëndrojnë aty deri në stabilizimin e situatës.
Shqipëria, si anëtare e Mekanizmit Europian të Mbrojtjes Civile, është përherë e gatshme të ndihmojë aleatët dhe partnerët e saj në raste e fatkeqësive natyrore. (Elona)