"Pikë Uji” , filmi përfaqësues i Shqipërisë në Çmimet Oscar
2024-10-02 12:34:26

Robert Budina është një regjisor dhe skenarist shqiptar, i njohur për punën e tij në kinemanë shqiptare. Ai ka studiuar regjinë dhe ka një përvojë të gjerë në prodhimin e filmave të pavarur. Budina ka filluar karrierën e tij artistike,  duke u angazhuar në projekte të ndryshme kinematografike, përfshirë filma, dokumentarë dhe teatër. Filmi i tij më i njohur, "Pikë Uji", ka pasur një impakt të madh në publik, duke trajtuar tema të rëndësishme shoqërore dhe gjinore. Budina është i njohur për qasjen e tij krijuese dhe përpjekjet për të reflektuar mbi realitetin shqiptar, duke u angazhuar gjithashtu në ngjarje ndërkombëtare dhe festivale filmi. Ai është i njohur për pasionin për artin dhe përkushtimin ndaj problemeve shoqërore, duke u përpjekur të ngrejë ndërgjegjësimin përmes veprave të tij. Krijimet e Budinës shpesh shfaqin një kombinim të thellësisë emocionale dhe kritikës sociale, duke e bërë atë një figurë të rëndësishme në kinemanë shqiptare.

Gresa Pallaska, aktorja kryesore e filmit Pike Uji ( foto personale)

Gresa Pallaska, aktorja kryesore e filmit Pike Uji ( foto personale)

CMG: Filmi 'Pikë Uji' është bërë tejet viral, pse ky sukses në pak kohë?

Robert Budina: Ne e kemi bërë përherë me pasion kohën tonë dhe mbase ky ka qenë çelësi i suksesit. Njeriu duhet të jetë këmbëngulës në atë që do. Filmi “Pike Uji” është një kulmim i karrierës sonë disavjeçare dhe dëshironim që të tregonim gjithë eksperiencën e çerek shekullit, me një sukses të madh sepse ky film është bërë në bashkëpunim me disa shtete. Prodhimi ka qenë disi i ndërlikuar në bashkëprodhim por i sukseshëm dhe me impakt në vendet e mëdha. Shifrat që ne kemi prodhuar gjithnjë kanë pasur numër të zakonshëm për kinemanë indipendente dhe shifra të larta.

Filmi 'Pike Uji', ka arritur shifra shumë të kënaqeshme dhe prej dy javësh vijon të jetë në kinema dhe do të rikthehet po ashtu në Cineplexx sepse publiku e ka kërkuar. Është film me mesazh të fortë që e përfshin publikun në dilemën e vetë filmit.

Robert Budina ne Festivalin e Teheranit Fajr me regjisorien kineze jurisë Wang Xiaushuai

Robert Budina ne Festivalin e Teheranit Fajr me regjisorien kineze jurisë Wang Xiaushuai

CMG: Realizimi i këtij filmi ka qenë i sukseshëm, por ku ka nisur ideja?

Robert Budina: Ka kulmuar me ngjarje konkrete. Ne na ka ngacmuar realiteti moral i shoqërisë sonë. Jemi nxitur edhe nga një shprehje "Djalin e lan një pikë uji, ndërsa vajzën nuk e lan dot një det i tërë". Në kuadër të kësaj thënie u zhytem në mendime për të bërë një pasqyrë shpirtërore të kohës që prodhon probleme brenda gjinive dhe shoqërive. Këto probleme nuk ndodhin vetëm në Shqipëri, por edhe në shumë vende të tjera të botës.

CMG: Ju keni ndërgjegjësuar përmes këtij filmi. Ka qenë ky qëllimi?

Robert Budina: Po! Një nga qëllimet e mia qëkurse isha i ri në profesionin e regjisorit i prekja problemet. Arti nuk zgjidh problem, i ngre ato. Arti që bëjmë ne ndaj ka ngjitur sepse zgjat në kohë. Një film të tillë ti mund ta ndjekësh kohë pas kohe për të kuptuar çfarë ka ndodhur ndër vite dhe cilat kanë qenë fenomenet e njeriut. Jeta e tillë është!

Robert Budina ( foto facebook)

Robert Budina ( foto facebook)

CMG: Mënyra e ndërtimit të filmit ishte tejet profesionale, sa kohë ju është dashur ta sillni këtë film ?

Robert Budina: Është interesante që ne zgjodhëm Pogradecin për xhirime sepse ky qytet është si një pikturë dhe nxit gjendjen e aktorit që të jetë më tërheqëse. Vetë liqeni, legjenda, misteri kishte më shumë sens në atë qytet. Pa filluar historinë ne e ndërtuam atë. Ndërsa për të sjellë skenarin na është dashur të marrim pjesë në workshope tepër të njohura dhe të sukseshme që të merrnim më tepër dije. Na kanë këshilluar njerëz të sukseshëm. Është një punë shumë e gjatë ndër vite. Ne ndërtuam skemën e duhur me grupin e duhur të punës.

Robert Budina ne Festivalin e Teheranit Fajr me regjisorin kinez kryetari i jurisë Wang Xiaushuai

Robert Budina ne Festivalin e Teheranit Fajr me regjisorin kinez kryetari i jurisë Wang Xiaushuai

CMG: Ju keni pasur mundësi që gjatë karrierës suaj të shkoni edhe në Kinë për të prezantuar filmat tuaj ?

Robert Budina: Po dhe ka qenë një eksperiencë shumë unike pasi ai vend e respekton dhe e do shume artin. Filmi im i parë është përzgjedhur në Shangai, në vitin 2013. Ka qenë një festival shumë i njohur filmi, isha shumë i gëzuar sepse është një treg i jashtëzakonshëm dhe kemi të bëjmë me një kulturë të thellë të kinemasë. Kam qenë shumë i surprizuar që do shkonim. Kishte konkurencë të jashtzakonshme por të bukur.

Ata janë rritur me filmat shqiptarë dhe unë kam mbetur miq me regjisorët kineze sepse punojnë shumë cilësisht. Me shqiptarë që jetojnë në Kinë kemi marrë oferta për të shkuar atje dhe jemi ende në diskutime.


Intervistoi : Megi Latifi