Ministrja Kumbaro në forumin rajonal të ruajtjes së natyrës: Zgjerim i sipërfaqes së zonave të mbrojtura
2024-10-02 12:09:23

 Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro (Foto ATSH)

Ministrja shqiptare e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, mori pjesë në Forumin rajonal të Ruajtjes së Natyrës në Bruges, Belgjikë.

Kumbaro prezantoi modelin e Shqipërisë në mbrojtje të natyrës dhe zgjerimit të sipërfaqes së zonave të mbrojtura, bën të ditur “ATSH”.

“Prezantova modelin e Shqipërisë në mbrojtje të natyrës dhe zgjerimit të sipërfaqes së zonave të mbrojtura, duke gjetur balancën e duhur mes pasurive natyrore dhe zhvillimit të qëndrueshëm të turizmit me simbol të padiskutueshëm Vjosën, së cilës po i shtohet jehona në Europë për gjithë vlerat që mbart”,- u shpreh ministrja.

Forumi rajonal për Ruajtjen e Natyrës e gjen këtë vit Shqipërinë si anëtaren më të re në nivel shteti me të drejta të plota vendimmarrëse.

Po ashtu, të hënën ministrja firmosi dosjen e përgatitur për t’u dorëzuar në UNESCO për përfshirjen e Parkut Kombëtar Lumi Vjosa në programin “Njeriu dhe biosfera”. (Elona)