Izraeli: Hezbollahu synon një tjetër 7 tetor
2024-10-02 11:39:49

Zedhenesi i IDF-se (Foto Rtsh) 

Teksa Izraeli ka filluar një operacion tokësor kundër Hezbollahut në Liban, zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes (IDF), Daniel Hagari, deklaroi se grupi terrorist po planifikonte të përdorte fshatrat pranë kufirit për të organizuar një sulm në shtëpitë izraelite, si ai i 7 tetorit nga Hamasi, shkruan “RTSH”.

Sipas tij, Hezbollahu i kishte kthyer fshatrat libaneze pranë kufirit izraelit në baza ushtarake për një sulm ndaj Izraelit.

Hagari tha se Hezbollahu kishte planifikuar të pushtonte Izraelin, të sulmonte komunitetet izraelite dhe të masakronte burra, gra dhe fëmijë të pafajshëm. Sipas tij, ata e kishin quajtur planin “Pushto Galilenë”.

“Ne nuk do të lejojmë që 7 tetori të ndodhë përsëri në asnjë nga kufijtë tanë”,- tha Hagari. (Elona)