Foto nga VCG
Irani goditi me një mori raketash balistike kundër Izraelit të martën në shenjë hakmarrjeje për fushatën e Izraelit kundër "Hezbollahut" në Liban.
Alarmet ranë në të gjithë Izraelin dhe shpërthimet mund të dëgjoheshin në Jerusalem dhe në luginën e lumit Jordan. Izraelitët u grumbulluan në vendstrehime.
Ushtria kishte njoftuar se çdo sulm me raketa balistike nga Irani pritej të ishte në shkallë të gjerë dhe i kërkoi publikut të strehohej në dhoma të sigurta në rast të një sulmi. Irani ishte zotuar se do të hakmerrej pas sulmeve që vranë udhëheqjen e lartë të aleatëve të tij të "Hezbollahut" në Liban.
Goditja me raketa pasoi njoftimin prej Izraelit se trupat e tij kishin nisur sulme tokësore në Liban, megjithëse i përshkroi ato si “të kufizuara”. Fushata izraelite në Liban është përshkallëzimi më i madh i luftës rajonale që nga shpërthimi i luftimeve në Gazë një vit më parë.
Në Uashington, presidenti amerikan Joe Biden u shpreh se Shtetet e Bashkuara ishin të përgatitura ta ndihmonin Izraelin të mbrohej nga sulmet raketore iraniane.