BE thirrje për armëpushim të menjëhershëm mes Izraelit dhe Hezbollahut
2024-10-02 10:59:28
Foto nga VCG
Ministrat e Jashtëm të BE-së diskutuan në një takim urgjent online për situatën e përkeqësuar në Liban,nga ku apeluan për uljen e tensioneve dhe për respektimin e ligjit ndërkombëtar humanitar, shkruan “ATSH”.
“Çdo ndërhyrje e mëtejshme ushtarake do të përkeqësonte në mënyrë dramatike situatën dhe duhet të shmanget”,- deklaroi shefi për Politikën e Jashtme të BE-së, Josep Borrell.
Ai theksoi se Bashkimi Europian përsërit thirrjen e tij për një armëpushim të menjëhershëm midis Izraelit dhe Hezbollahut.
“Zëri i diplomacisë duhet të flasë dhe të dëgjohet nga të gjithë”,- tha Borrell. (Elona)
Lajmet Kryesore