Raporti i “Copernicus”: Ngrohja e oqeaneve është thuajse dyfishuar që nga viti 2005
2024-10-02 12:01:21
Shkrirja e akujve (Foto ATSH)
Shkalla e ngrohjes së oqeaneve është pothuajse dyfishuar që nga viti 2005 dhe më shumë se një e pesta e sipërfaqes së oqeaneve në botë përjetoi një valë të fortë nxehtësie në vitin 2023, thuhet në një raport nga Observatori Europian “Copernicus”.
“Ngrohja e oqeaneve mund të konsiderohet rojtarja jonë e ngrohjes globale”,- thuhet në raport, citon “ATSH”.
“Ngrohja e oqeaneve është rritur në mënyrë të vazhdueshme që nga vitet ’60. Dhe që nga viti 2005, është dyfishuar”,- tha gjatë një video-konference studiuesja Karina Von Schuckmann, duke paraqitur raportin mbi gjendjen e oqeaneve. (Elona)
Lajmet Kryesore