Okb per Izraelin (Foto Atsh)
“Nuk duam të shohim asnjë lloj pushtimi tokësor. Të gjithë e dimë se çfarë shkatërrimi do t’i sillte lufta popullit të Izraelit dhe atij të Libanit”,- tha Stephane Dujarric, zëdhënës i shefit të OKB-së Antonio Guterres, shkruan “ATSH”.
Pothuajse 10.000 trupa të OKB-së janë vendosur në kufirin midis dy vendeve dhe në jug të Libanit si pjesë e misionit të OKB-së për Helmetat Blu, UNIFIL.
“Ata mbeten në pozicion, por janë të kufizuar në lirinë e tyre të lëvizjes për shkak të bombardimeve të vazhdueshme nga të dyja palët dhe nuk janë në gjendje të kryejnë punën e tyre për monitorimin e armëpushimit që është aktualisht në fuqi”,- tha Dujarric.
Sipas tij, ndihma humanitare po përgatitet për çdo rast dhe OKB-ja ka kërkuar urgjentisht fonde shtesë nga shtetet anëtare për të përmbushur nevojat e rreth 1 milion njerëzve të prekur nga kriza në rritje. (Elona)