Raporti i CDC-së: Vetëvrasjet në SHBA mbeten në nivelin më të lartë në histori
2024-10-01 11:16:53
Cdc (Foto Panorama)
Vetëvrasjet në SHBA mbetën në nivelin më të lartë në historinë e vendit vitin e kaluar. Sipas disa të dhënave paraprake nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA (CDC), në vitin 2023 u raportuan mbi 49.300 vdekje nga vetëvrasjet, shkruan “Panorama”.
Në vitin 2022, u raportuan afro 49.500 raste, sipas të dhënave përfundimtare të publikuara nga CDC-ja.
Këto shifra janë aq afër njëra-tjetrës, saqë shkalla e vetëvrasjeve për dy të dyja vitet konsiderohet e njëjtë, thanë zyrtarët e CDC-së.
Niveli i vetëvrasjeve në SHBA është rritur për gati 20 vjet, përveç një rënieje në dy vite rreth fillimit të pandemisë Covid-19. (Fatosi)
Lajmet Kryesore