Enti Shtetëror i Farave dhe Fidanëve certifikon farën e grurit të prodhuar nga QTTB Korçë
2024-10-01 11:11:11
Gruri (Foto Rtsh)
Përdorimi i farave të certifikuara nga Enti Shtetëror i Farave këshillohet për fermerët shqiptarë për të garantuar sasinë e prodhimit, por edhe cilësinë, shkruan “RTSH”.
Këto fara janë të testuara që përshtaten me klimën e zonës dhe japin produktivitet.
Edhe për këtë vit, Enti Shtetëror i farave dhe Fidanëve ka bërë certifikimin e farës së grurit të mbjellë nga Qendrat e Transferimit të Teknologjive Bujqësorë (QTTB) Korçë.
Kjo qendër në bazën e saj eksperimentale ka në testim 9 kultivarë gruri.
Kultivarët e rinj të siguruar nga Enti Shtetëror i Farërave dhe Fidanëve janë në vitin e dytë të testimit, për të vlerësuar më pas se cilët i përshtaten klimës së rajonit juglindor. (Fatosi)
Lajmet Kryesore