Industria kineze e filmit ka përparuar ndjeshëm dhe me shpejtësi gjatë dhjetë viteve të fundit, duke e bërë këtë dekadë një kapitull të shquar në historinë e kinemasë së vendit. Statistikat tregojnë se të ardhurat totale vjetore të filmave kinezë nga arkëtimet e kinemave u rritën nga 54.51 për qind në vitin 2014 në 83.77 për qind në 2023-shin. Pesë filmat me fitime më të larta të këtij viti janë të gjithë komedi, ku kryeson është “Yolo”. Gjatë dekadës së fundit, një numër në rritje filmash kinezë kanë bërë rrugëtimin e tyre edhe jashtë shtetit.
Foto VCG
Rritja kolosale e filmave kinezë
Pavarësisht sfidave të tilla si ndryshimi i preferencave të audiencës dhe rritja e konkurrencës nga videot e shkurtra, kinemaja, e cila ka ekzistuar për më shumë se një shekull, vazhdon të demonstrojë se vijon të tërheqë ende në mënyrë të qëndrueshme në Kinë, një nga tregjet më të mëdha të filmit në botë.
Sipas një raporti nga “Maoyan Pro”, një platformë për mbledhjen e informacionit të filmave, midis 1 qershorit dhe 31 gushtit, u shitën 284 milionë bileta, me një fitim prej 11.6 miliardë juanë (1.64 miliardë dollarë).
Një rekord prej 38.247 milionë prodhimesh u projektuan në rreth 12.000 kinema, duke tejkaluar të gjitha sezonet e mëparshme verore në historinë e kinemasë kineze.
26 filma tejkaluan pragun e të ardhurave prej 100 milionë juanësh, shifra më e lartë në gjashtë vjet, sipas raportit.
Me një përmirësim nga sezoni i suksesshëm nga Festa e Pranverës deri në festën e Ditës së Majit, të ardhurat e këtij viti nga arkëtimet tashmë kanë tejkaluar 33 miliardë juanë, një shifër që do të kishte qenë e pamundur, edhe në baza vjetore, vetëm një dekadë më parë.
Për krahasim, në vitin 2014, të ardhurat vjetore nga shitja e biletave ishin 29.6 miliardë juanë.
Për shumicën e personave që punojnë në industrinë e filmit, viti 2014 shënoi pikënisjen e një rritjeje të paprecedentë, nga instalimi i numrit më të madh në botë të ekraneve të argjendta, deri te përparimi në teknikat kinematografike.
Më 15 tetor 2014, presidenti kinez Xi Jinping mbajti një fjalim të rëndësishëm në një forum për artin në Pekin, ku tha se aspekti më themelor i promovimit të prosperitetit dhe zhvillimit të letërsisë dhe artit ishte krijimi dhe prodhimi i veprave të jashtëzakonshme, të denja për kombin dhe epokën. Gjatë fjalimit ai theksoi se artistët duhet të përpiqen të krijojnë dhe prodhojnë më shumë vepra që përhapin vlerat bashkëkohore kineze, mishërojnë frymën e kulturës kineze dhe pasqyrojnë estetikën kineze.
Mao Yu, zëvendësdrejtor i Administratës së Filmit në Kinë, rregullatori kryesor i sektorit, tha se industria kineze e filmit ka përparuar ndjeshëm dhe me shpejtësi gjatë dhjetë viteve të fundit, duke e bërë këtë dekadë një kapitull të shquar në historinë e kinemasë së vendit.
Foto VCG
Yin Hong, zv.president i Administratës së Filmit të Kinës, tha se shumica e 50 filmave kryesorë vendas në renditjen e shitjes së biletave janë prodhuar brenda dhjetë viteve të fundit, duke ia atribuuar këtë rritjes së vazhdueshme të tregut vendas dhe shfaqjes së kineastëve të talentuar.
Statistikat nga administrata tregojnë se të ardhurat totale vjetore të filmave vendas nga arkëtimet e kinemave u rritën nga 54.51 për qind në vitin 2014 në 83.77 për qind në 2023-shin, duke demonstruar një rritje të konsiderueshme.
Në vitin 2014, gjysma e dhjetë filmave me fitime më të larta ishin filma të huaj, me “Transformers: Age of Extinction” të Michael Bay që fitoi afro 2 miliardë juanë dhe u bë kampioni i arkëtimeve.
Vendin e parë në listat e shitjes së biletave në çdo vit pasardhës e ka mbajtur një film kinez: “The Eight Hundred” në vitin 2020; “The Battle at Lake Changjin” në vitin 2021 dhe vazhdimi i tij në vitin 2022; “Full River Red” vitin e kaluar.
Yan Xuexin, një përfaqësues i eventeve të filmave, tha se nga adhurues i filmave të Hollivudit, gjatë dekadës së fundit është bërë adhurues i filmave kinezë, për shkak të diversifikimit në rritje të zhanreve dhe përmirësimit të narracionit. Pasi kishte punuar më parë si gazetar, Yan kujtoi se ishte impresionuar gjatë intervistës së tij të parë në vitin 2015 me Shen Teng dhe Ma Li, komedianë relativisht të panjohur në atë kohë, të cilët po promovonin filmin e tyre “Goodbye Mr Loser”. Filmi, i cili kombinoi humorin intensiv me një histori fantastike për një burrë të moshës së mesme që udhëton pas në kohë në shkollën e mesme për të ndjekur ëndrrat e pamundura, u bë një sukses befasues, duke i kthyer Shen dhe Ma në disa nga yjet më të kërkuar në industri sot.
Dong Runnian, i cili njihet për realizimin e komedisë së vlerësuar me çmime, “Johnny Keep Walking!”, tha se komedia është bërë një nga zhanret më të njohura në audiencën kineze, duke shtuar se filmat më të suksesshëm komercialë jo vetëm që argëtojnë, por gjithashtu eksplorojnë tema të rëndësishme shoqërore, që ndikojnë te publiku.
Pesë filmat me fitime më të larta të këtij viti janë të gjithë komedi, ku kryeson “Yolo” i Jia Ling. Filmi eksploron mënyrën se si individët e zakonshëm mund të fitojnë besimin te vetja, përmes historisë frymëzuese të një gruaje mbipeshë që angazhohet të arrijë drejt suksesit.
Foto VCG
Komeditë e dyta dhe të treta me fitimet më të larta janë “Pegasus 2”, që flet për një pilot të garave me makina, që përballet me një krizë të moshës së mesme, ndërsa përpiqet për fitore të papritur; dhe “Successor”, i cili përqendrohet te një familje e pasur që pretendon të jetë e varfër për të tuteluar djalin e tyre.
Përveç komedive, zhanre të tjera si spiunazhi, fantastiko-shkencore, animacioni dhe aksioni po përjetojnë gjithashtu një rritje të tërheqjes publike, tha Rao Shuguang, president i Shoqatës së Kritikëve të Filmit në Kinë.
“Kineastët kinezë synojnë të bëjnë përparime. Në ditët e sotme, filmat janë më shumë se thjesht art. Ata shërbejnë edhe si një mjet për shikuesit për të diskutuar tema sociale të kohës”,- thotë Rao.
Gjatë dekadës së fundit, një numër në rritje filmash kinezë kanë bërë rrugëtimin e tyre edhe jashtë shtetit, me një shembull të dukshëm si vazhdimi i “The Wandering Earth”, i cili u pa gjerësisht si fillimi i një epoke të re për fantashkencën kineze. Sipas statistikave nga “China Film Group Corporation”, ai është shfaqur në 40 vende dhe rajone.
“Filmat e vështirë fantastiko-shkencorë, si “The Wandering Earth”, demonstrojnë një qasje kineze ndaj humanizmit dhe shpirtit dhe tërheqin vëmendjen e shikuesve kinezë dhe të huaj jashtë vendit”,- tha Liu Chun, zv.president i “China Film Group Corporation”.
“Si një formë e artit kulturor, filmat kanë aftësinë të përshkruajnë përvojat e jetës reale të shoqërisë moderne, duke paraqitur emocionet dhe ndjenjat. Shpresojmë që më shumë shikues ndërkombëtarë të fitojnë një kuptim më të thellë të historisë, kulturës dhe vlerave të Kinës përmes filmave kinezë”,- theksoi Liu.