Tim Walz/VCG
Dy kandidatët për zv.presidentë, Tim Walz dhe J.D. Vance, pritet të përballen në debatin televiziv, organizuar nga “CBS”, shkruan “RTSH”.
Ky debat shihet nga të dyja fushatat si vendimtar, duke pasur parasysh kohën e shkurtër të mbetur para zgjedhjeve dhe diferencën e ngushtë mes dy kandidatëve.
Walz pranoi para kolegëve të tij se ndjen shumë ankth dhe se debatet nuk janë fusha e tij, veçanërisht në krahasim me Vance, i cili konsiderohet më me përvojë retorike.
Kandidati demokrat për zv.president është i shqetësuar nëse do të arrijë të dalë mirë në debat dhe nëse do ta kënaqë Harrisin.
J.D. Vance/VCG
Sa për J. De Vance, pavarësisht karrierës së tij të shkurtër politike, ka treguar një aftësi për të kapur momente kritike. Si një kandidat për zëvendëspresident, Vance përballet me sfidën e të provuarit të besueshmërisë dhe apelit të tij, duke sulmuar gjithashtu politikat demokratike.
Megjithëse Trump ka shprehur besim tek aftësitë e Vance, vlerësimet e tij të pëlqimit kanë rënë qëkur ai u zgjodh si kandidat. Paraqitjet e tij agresive dhe deklaratat ekstreme në media kanë shkaktuar reagime të ndryshme. (Fatosi)