NATO ndryshon udhëheqës, Stoltenberg i lë vendin Rutte
2024-10-01 11:16:09
Kreu i Natos (Foto Rtsh)
NATO ndryshon kryesuesin e saj. Prej 1 tetorit, drejtimi i aleancës i kalon Mark Rutte, shkruan “RTSH”.
Ish-kryeministri holandez u zgjodh nga Këshilli i Atlantikut të Veriut si sekretari i përgjithshëm i NATO-s, duke pasuar Jens Stoltenberg, i cili e kryesoi për 10 vjet.
Ndryshimi pritej prej disa kohësh, në këtë vit plot rinovime të pozitave të larta për institucionet europiane.
Rutte e fitoi rolin prestigjioz falë cilësive të tij të pamohueshme politike si ndërmjetës. Si lider i BE-së, ai ndërtoi me mjeshtëri marrëdhëniet me qeveritë e tjera të BE-së. Për zgjedhjen e tij në krye të Aleancës ai mori mbështetjen e 29 prej 32 anëtarëve. (Fatosi)
Lajmet Kryesore