Parku Kombëtar i Butrintit, një nga sitet arkeologjike më të vizituara në Shqipëri
2024-10-01 10:50:48
Butrinti (Foto Expoaus.org)
Parku Kombëtar i Butrintit mbetet një nga sitet arkeologjike më të vizituara në vend edhe përgjatë stinës së vjeshtës, shkruan “RTSH”.
Janë të shumtë vizitorët që zgjedhin këtë stinë të vitit për të vizituar parkun dhe për të shijuar bukurinë natyrore që ai ofron.
Ata thonë se kombinimi i historisë mijëravjeçare me natyrën është një nga arsyet kryesore që i shtyn të vizitojnë Butrintin.
Butrinti sot është një kompleks arkitektonik me 15 zona të periudhave të ndryshme, nga shekulli 4 p.e.s. deri në shekullin 16. (Fatosi)
Lajmet Kryesore