Shtohet popullsia e plakur në Greqi
2024-10-01 11:48:54
Foto nga VCG
Instituti i Kërkimeve dhe Studimeve Demografike në Greqi bëri të ditur se plakja e popullsisë së vendit është një çështje e rëndësishme, shkruan “ATSH”.
Sipas të dhënave nga instituti, 23% e popullsisë në Greqi janë të moshës mbi 65 vjeç.
Ekspertët thonë se Greqia po shkon drejt një kombinimi shpërthyes të plakjes dhe superpleqërisë në më shumë se një në katër prefektura të vendit.
Para vitit 2050, parashikohet që 1/3 e popullsisë do të jetë 65 vjeç ose më e moshuar, ndërsa në të njëjtën kohë 1/4 e tyre do të jetë në supermoshë.
Pas vitit 1970, Greqia shënoi një rënie të martesave, rritje të divorceve dhe personave pa fëmijë. (Fatosi)
Lajmet Kryesore