Kryeministri Rama: Unaza e Madhe e Tiranës, gati në fund të këtij viti
2024-10-01 11:10:56

Punimet te unaza e madhe (Foto Buletiniekonomik)

Punimet te unaza e madhe (Foto Buletiniekonomik)

Në Unazën e Madhe të Tiranës vijon puna me ritme të larta, me synim finalizimin e të gjithë kësaj vepre brenda fundit të këtij viti, shkruan “RTSH”.

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga punimet në kantierin e Unazës së Madhe të Tiranës.

“Ky investim madhor pritet të jetë gati në fund të këtij viti, duke përmbyllur kështu një ndër projektet më të rëndësishëm të infrastrukturës në vend”,- shkroi në një postim në rrjetet sociale kryeministri Rama.

Unaza e Madhe e kryeqytetit shqiptar përbën një segment rrugor të gjerë dhe me standarde, mbi 27 kilometra të gjatë. Ndërtimi i Unazës lehtëson trafikun dhe shkurton distancat, sidomos për mjetet që kalojnë tranzit në Tiranë, apo lëvizin nga periferia jashtë Tiranës. Kjo unazë do të bëjë të mundur një shpërndarje të trafikut.

Në të gjitha zonat ku kalon, ky segment rrugor pritet të përmirësojë jetën e komuniteteve dhe parashikohet rritje e vlerës së pronave dhe të investimeve të banorëve të zonës. (Fatosi)