Kina zbulon një sërë masash për të stabilizuar tregun e pronave
2024-10-01 10:51:42

Foto VCG

Banka Popullore e Kinës dhe Administrata Kombëtare e Rregullatorit Financiar nxorën një sërë politikash për të stabilizuar tregun e pasurive të paluajtshme, njofton “Xinhua”.

Normat e hipotekës për shtëpitë e para, shtëpitë e dyta dhe më shumë, kërkohet të ulen jo më pak se 30 pikë bazë nën normën kryesore të kredisë (LPR) deri më 31 tetor 2024 për të lehtësuar barrën financiare për pronarët e pronave.

Në parim, 18 banka tregtare kombëtare duhet të publikojnë planet e tyre për rregullime përpara 12 tetorit.

Raporti minimal i paradhënies për hipotekat e banesave komerciale të individëve do të ulet në jo më pak se 15 për qind për blerjet e shtëpisë së parë dhe të dytë.

Mekanizmi i çmimit për normat e interesit të hipotekave të banesave tregtare të individëve do të rafinohet në mënyrë që normat të mund të rregullohen në mënyrë dinamike bazuar në marrëveshjet ndërmjet huamarrësve dhe bankave.

Banka Qendrore do të rrisë fondet për institucionet financiare nëse ato lëshojnë kredi për të mbështetur ndërmarrjet shtetërore vendase për të blerë banesa komerciale të përfunduara ende të pashitura me çmime të arsyeshme për t'u përdorur si banesa të përballueshme.

Gjithashtu, disa politika financiare për tregun e pronave do të zgjerohen.

Ky grup masash stimuluese erdhi pasi një takim i fundit i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PKK-së, nënvizoi përpjekjet për të rikthyer rënien dhe stabilizimin e tregut të pasurive të paluajtshme.  (Fatosi)