Berati (Foto Oranews)
Media ndërkombëtare vazhdon t'i bëjë jehonë Shqipërisë turistike. “Bussines Day” e ka renditur Shqipërinë mes pesë destinacioneve më të bukura për t’u vizituar gjatë këtij viti, duke përmendur edhe Uzbekistanin, Butanin, Finlandën dhe Laosin, shkruan “ATSH”.
Sipas “Bussines Day”, Shqipëria është shfaqur si një destinacion tërheqës për vizitorët që kërkojnë një ndërthurje të bukurisë natyrore dhe pasurisë kulturore.
“Ky vend ballkanik ka një vijë bregdetare përgjatë detit Jon që ofron plazhe piktoreske dhe mundësi për aktivitete në natyrë. Shqipëria karakterizohet nga male dhe lugina mahnitëse, ku vizitorët mund të eksplorojnë qytete të epokës osmane, rrënojat romake dhe liqene piktoreske. Kryeqyteti Tirana paraqet një atmosferë të gjallë urbane me kafene, restorante dhe muze. Kuzhina lokale ofron një ndërthurje të ndikimeve mesdhetare, me pjata që nxjerrin në pah përbërësit e freskët. Ndërsa turizmi rritet, traditat unike të Shqipërisë ofrojnë një përvojë të veçantë për vizitorët”,- shkruan “Bussines Day”. (Fatosi)