Izraeli zgjeron sulmet ndaj përfaqësuesve të mbështetur nga Irani
2024-10-01 10:55:25

Sulmet e Izraelit (Foto Rtsh)

Një grup militant palestinez ka bërë të ditur se tre nga liderët e tij janë vrarë në një sulm izraelit në Bejrutin qendror mëngjesin e të hënës, njofton “RTSH”.

Ky është sulmi i parë Izraelit në kryeqytetin e Libanit që nga viti 2006.

Fronti Popullor për Çlirimin e Palestinës (PFLP), një grup militant që merr pjesë në luftën kundër Izraelit, njoftoi se tre figura të larta u vranë në sulmin në Bejrut, i kryer me një dron, i cili goditi një pikë qëndrimi pasagjerësh dhe autobusësh e taksish.

Sulmi ajror vjen pasi Ministria e Shëndetësisë e Libanit njoftoi se 105 persona ishin vrarë dhe 359 të tjerë u plagosën nga sulmet izraelite në të gjithë vendin të dielën.

Më shumë se 1000 libanezë janë vrarë dhe 6000 janë plagosur në dy javët e fundit, sipas ministrisë, pa specifikuar se sa ishin civilë.

Qeveria bëri të ditur se një milion njerëz, gati një e pesta e popullsisë, janë larguar nga shtëpitë e tyre.

Të dielën, Izraeli nisi një valë sulmesh ajrore kundër objektivave të rebelëve Houthi në Jemen, duke nxitur frikën e një rrëshqitjeje drejt një konflikti shkatërrues rajonal në fronte të shumta. (Fatosi)